Bekim Sali do të duhet të trashëgon Izet Mexhitin edhe si ministër edhe si zëvendëskryeministër
Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët The post Bekim Sali do të duhet të trashëgon Izet Mexhitin edhe si ministër edhe si zëvendëskryeministër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët duhet të bëjnë kombinime mes tyre, dhe pozita të reja nuk ka. Nuk jepen zyrtarisht detaje nga takimi i mbrëmshëm, por ai ishte i pari kokë më kokë që nga koha e fushatës. I pyetur nga mediat, kryeministri nuk deshi të zbardhte informacione rreth takimit i cili tha se takimi ishte në vazhdën e takimeve të rregullta mes partnerëve.
“Të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Mirë, po cilat ishin kërkesat nga partneri i koalicionit? Çfarë propozime pati? Shihni, po të kisha diçka më shumë për të ndarë, që në pyetjen e parë do të jepja përgjigje”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Lidhur me emrat që përfliteshin në portale të caktuara ditëve të fundit, edhe përfaqësuesi i VLEN, ministri Besar Durmishi mohoi kategorikisht lëvizjet e mundshme në të ardhmen.
“Nuk kam informacione për iniciativa të tilla për ndryshimin e resorëve, për shkarkim apo emërim. Nuk e di arsyen pse publikohen spekulime në opinion por ja që jetojmë në shtet demokratik”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.
Qëndrimi i deritanishëm i qartë nga kryeministri lidhur me lëvizjet e brenshme në ekzekutiv ka qenë se së pari do të ketë plotësim të vendeve vakante, dhe në një periudhë të mëvonshme, pas kongresit të VMRO-së dhe festave të janarit, mund të vijë koha e rekonstruimit të mundshëm të qeverisë. Kongresi i VMRO-së pritet të mbahet më gjashtë dhjetor.
The post Bekim Sali do të duhet të trashëgon Izet Mexhitin edhe si ministër edhe si zëvendëskryeministër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .