Valbon Limani: Numri 4 është simboli i unitetit dhe fitores!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh simbolik, të shoqëruar me fotografinë e numrit 4 – numrin me të cilin garon në zgjedhjet e 19 tetorit. “ADN-ja jonë përbëhet nga 4 baza. Qoftë numri katër një ogur i mirë për të gjithë […]

shtator 24, 2025 - 19:30
 0
Valbon Limani: Numri 4 është simboli i unitetit dhe fitores!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh simbolik, të shoqëruar me fotografinë e numrit 4 – numrin me të cilin garon në zgjedhjet e 19 tetorit.

“ADN-ja jonë përbëhet nga 4 baza. Qoftë numri katër një ogur i mirë për të gjithë njerëzit që duan dhe duhet të kenë më të mirën! Numri 4 është numri i Fitores! Le të rrethojmë këtë numër dhe të zgjedhim jo vetëm të ardhmen por mbi të gjitha të Tashmen! Të gjithë bashkë me Gostivarin n’❤!” – ka shkruar Limani.

Mesazhi i tij u prit si një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme, duke e lidhur simbolikën e numrit 4 me vendosmërinë për ndryshim dhe progres në Gostivar