Valbon Limani përkujton viktimat e tragjedisë në Llaskarcë
U.D kryetar i Komunës së Gostivarit Valbon Limani përkujton viktimat e tragjedisë në Llaskarcë të Shkupit. Limani homazhe bëri tek pllaka përkujtimore dedikuar 16 viktimave të Llaskarcës. Limani ndër të tjera theksoi se tragjedia e Llaskarcës ka lënë dhimbje dhe trishtim. “Në 6 vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës bëra homazhe në pllakën Përkujtimore dedikuar viktimave […]

U.D kryetar i Komunës së Gostivarit Valbon Limani përkujton viktimat e tragjedisë në Llaskarcë të Shkupit. Limani homazhe bëri tek pllaka përkujtimore dedikuar 16 viktimave të Llaskarcës. Limani ndër të tjera theksoi se tragjedia e Llaskarcës ka lënë dhimbje dhe trishtim.
“Në 6 vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës bëra homazhe në pllakën Përkujtimore dedikuar viktimave që humbën jetën në atë tragjedi duke na lënë dhimbje dhe trishtim!”, u shpreh Valbon Limani – u.d kryetar i Komunës së Gostivarit.
Kujtojmë se 6 vite më parë nga aksidenti tragjik në Llaskarcë jetën e humbën 16 udhëtarë nga Gostivari.