Valbon Limani uron 7 Marsin: “Mësuesit ndërtojnë vlerat më të mira të diturisë dhe karakterit”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook. Në urimin e tij, Limani thekson The post Valbon Limani uron 7 Marsin: “Mësuesit ndërtojnë vlerat më të mira të diturisë dhe karakterit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 7, 2026 - 14:00
 0
Valbon Limani uron 7 Marsin: “Mësuesit ndërtojnë vlerat më të mira të diturisë dhe karakterit”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Në urimin e tij, Limani thekson se 7 Marsi është një datë që nuk mjafton për të shprehur plotësisht respektin dhe mirënjohjen për misionin e madh të mësuesve në edukimin e brezave të rinj.

“7 Marsi është pak për të shprehur rëndësinë dhe mirënjohjen ndaj mësueseve dhe mësuesve tanë. Të nderuar mësues, faleminderit që mbroni dhe ndërtoni vlerat më të mira të karakterit dhe diturisë”, shkruan Limani në mesazhin e tij.

Në fund të urimit, ai u ka uruar të gjithë arsimtarëve festën me fjalët: “7 mijë herë Gëzuar!”, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për kontributin e tyre në arsim dhe në formimin e shoqërisë.

The post Valbon Limani uron 7 Marsin: “Mësuesit ndërtojnë vlerat më të mira të diturisë dhe karakterit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .