Varrimi i të vdekurve nga zjarri në Koçan do të bëhet të enjten më 20 mars
Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet të enjten më 20 mars, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk. Sot ai ishte për vizitë në ipeshkëvin Hilarion, përgjegjës për dioqezën e bregallnicës, besimtarë të të cilit janë shumica e të vdekurve nga […]


Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet të enjten më 20 mars, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk.
Sot ai ishte për vizitë në ipeshkëvin Hilarion, përgjegjës për dioqezën e bregallnicës, besimtarë të të cilit janë shumica e të vdekurve nga zjarri.
“Në varrim do të marrë pjesë edhe kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvia e Ohrit (z. Stefan), me të do të shërbejnë edhe disa peshkopë. Kisha po bën të pamundurën që këta fëmijë t’i përcjell[ në mënyrë më dinjitoze”, tha Angellov.
Ora e saktë e varrimeve, shtoi ai, do të bëhet e ditur më tej.
“Varrime do të ketë në disa vende si në Shkup, Koçan, Shtip, Çeshinovë-Obleshevë, Makedonska Kamenicë, kështu që koha e saktë do të përcaktohet shtesë nga KOM-AO. Peshkopi Hilarion dëshiron të marrë pjesë në më shumë vende, sepse bëhet fjalë për një numër të madh të fëmijëve nga dioqeza e tij”, tha ai.
Ipeshkvi Hilarion u bëri thirrje qytetarëve që në këto momente trishtuese t’i dërgojnë të ndjerit në mënyrë dinjitoze në prehjet e përjetshme.
“I lus të gjithë njerëzit që të jenë të butë dhe të mos i shqetësojnë as të ndjerin dhe as të lënduarin, por me lutje dhe durim t’i dërgojmë të ndjerit në amshim, e për të lënduarit të lutemi që të shërohen sa më shpejt”, tha Hilarioni.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.