Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, familjarët thonë se i është dhënë terapi që i shkaktoi reagim alergjik

Një 32 vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski ka thënë se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka […]

Mars 18, 2025 - 18:00
 0  3
Një 32 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, familjarët thonë se i është dhënë terapi që i shkaktoi reagim alergjik
Spitali Kumanovës, reparti internë. Foto nga Portalb.mk

Një 32 vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski ka thënë se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

I pranishëm në repartin kirkurgjik në ato momente ka qenë edhe babai i të ndjerit, i cili, për TV21, tha se djali i tij ka qenë i evidentuar edhe me dokumente të mjekut amë që nuk guxon t’i jepet terapi me substancë analgini.

Sipas familjarëve në turnin e dytë mjeku kujdestar, nuk iu është përmbajtur protokollit mjekësor dhe babai thotë se i ka dhënë dozën analgjetike që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.

Rasti është denoncuar në SPB-Kumanovë dhe me insistim të familjarëve trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

Drejtori Trajanovski thotë se sa i përket informacioneve se pacienti ka qenë alergjik ndaj një ilaçi të caktuar që i ishte aplikuar, ai thotë se kjo është në nivel spekulimi dhe hetimi do të tregojë saktësisht se si ka ndodhur vdekja.