Vde*kja e Papës – Myftiu Tërnava e kujton takimin me të: I shërbeu paqes dhe bashkëjetesës fetare në botë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tërnava thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të Papës, e mori me dhembshuri. Ai ka kujtuar takimin që pati me Papën në nëntor të vitit 2014, takim për të cilin thotë se

Prill 21, 2025 - 19:00
 0  5
Vde*kja e Papës – Myftiu Tërnava e kujton takimin me të: I shërbeu paqes dhe bashkëjetesës fetare në botë
vde*kja-e-papes-–-myftiu-ternava-e-kujton-takimin-me-te:-i-sherbeu-paqes-dhe-bashkejeteses-fetare-ne-bote

vde*kja-e-papes-–-myftiu-ternava-e-kujton-takimin-me-te:-i-sherbeu-paqes-dhe-bashkejeteses-fetare-ne-bote

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tërnava thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të Papës, e mori me dhembshuri.

Ai ka kujtuar takimin që pati me Papën në nëntor të vitit 2014, takim për të cilin thotë se u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi.

“Me nder dhe respekt kujtoj takimin që pata me Papa Françeskun në nëntor të vitit 2014 – një takim që u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi dhe u shënua nga mesazhe të thella për tolerancë, dialog dhe harmoni ndërfetare. Ky takim mbetet një kujtim i veçantë dhe një shtysë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të vlerave të përbashkëta”, ka thënë Tërnava.