Vdekja tragjike e vëllait të Gjestit, policia jep detajet e fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur vëllai i Gjestit dhe mbeti i lënduar rëndë shoku i tij. Njoftimi i plotë i Policisë: Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё. Nё vendin […]


Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur vëllai i Gjestit dhe mbeti i lënduar rëndë shoku i tij.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. /ORAinfo/
