Vdes 40-vjeçari nga Dibra gjatë punës në një objekt
Policia e Dibrës ka njoftuar se një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas rënies nga një ndërtesë ku po punonte. Lajmin e përcjell TV21. Sipas Ministrisë The post Vdes 40-vjeçari nga Dibra gjatë punës në një objekt appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia e Dibrës ka njoftuar se një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pas rënies nga një ndërtesë ku po punonte. Lajmin e përcjell TV21.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 11:15, 40-vjeçari S.K., nga Debari, ra nga lartësia e objektit në ndërtim në rrugën “Bashkim Vëllazërimi”. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës drejt spitalit.
Në vendngjarje kanë dalë inspektor i punës dhe prokuror publik, të cilët urdhëruan që trupi të dërgohet për autopsi. Kontrolli i vendit të ngjarjes u krye nga një ekip i Stacionit Policor të Dibrës.
Ngjarja vjen si një paralajmërim për rëndësinë e masave të sigurisë në vendet e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Flaka
The post Vdes 40-vjeçari nga Dibra gjatë punës në një objekt appeared first on Flaka, në çdo lajm... .