Nga fitore diplomatike në bllokadë: Si po i rrëzon VMRO arritjet e Bujar Osmanit në arenën ndërkombëtare

Ish – kryeministri maqedonas Lupço Georgievski në intervistën e tij të fundit për Racin.mk propozimin frances e cilësoi si fitore të madhe diplomatike. Ai argumentoi se ky propozim rrëzoi qëndrimin The post Nga fitore diplomatike në bllokadë: Si po i rrëzon VMRO arritjet e Bujar Osmanit në arenën ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 29, 2025 - 21:30
 0
Nga fitore diplomatike në bllokadë: Si po i rrëzon VMRO arritjet e Bujar Osmanit në arenën ndërkombëtare

Ish – kryeministri maqedonas Lupço Georgievski në intervistën e tij të fundit për Racin.mk propozimin frances e cilësoi si fitore të madhe diplomatike. Ai argumentoi se ky propozim rrëzoi qëndrimin rigid bullgar për identitetin maqedonas para vitit 1945, u votua edhe në Parlamentin bullgar, si dhe krijoi kornizë të qartë për nisjen e negociatave.

Sipas tij, politika e brendshme maqedonase, për arsye populiste dhe ditore, e shndërroi këtë sukses në narrativë humbjeje, duke krijuar një bllokadë artificiale dhe vetëshkatërruese.

“Nuk guxojmë të harrojmë se ai “propozim francez”, praktikisht dhe realisht, ishte shfuqizim i një pozicioni rigid të politikës bullgare, atij që mbante qëndrimin e pakëndshëm se deri në vitin 1945 keni qenë bullgarë, ndërsa pas vitit 1945 jeni bërë maqedonas – një qëndrim i miratuar edhe nga Parlamenti bullgar.

Në Maqedoni i jepet shumë pak rëndësi faktit se propozimi francez e rrëzoi në thelb këtë ide. Ai e anuloi atë pikërisht sepse për propozimin francez u votua gjithashtu edhe në Parlamentin e Bullgarisë dhe, në vend që të interpretohej si një fitore, ne e interpretuam atë si humbje.

Nuk e di për çfarë arsyesh ndodhi kjo, me shumë gjasë fillimisht për arsye të politikës ditore, por më pas u shndërrua në pjesë të bllokadës sonë. Për fat të keq, ndërsa Bullgaria evoluoi nga ai pozicion dhe shohim se pas propozimit francez qëndrimet provokuese të politikanëve bullgarë janë reduktuar në minimum, nga ana jonë kemi madje një “evoluim” të kundërt të disa qëndrimeve.

Fillimisht thuhej se nuk na pengonte përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, por se problemi ishin protokollet”, tha mes tjerash Georgievski.

Kujtojmë se “propozimi francez” kishte ardhur pas orvatjeve të shumta të ish kryediplomatit Bujar Osmani për të debllokuar vendin në rrugëtimin eurointegrues.

“Arritëm që në moment të fundit të nxjerrim vendin nga vorbulla ballkanike dhe ta lansojmë në një rrugë të pakthyeshme të europianizimit”, pati deklaruar ish ministri Osmani, në vitin 2022.

Sot Maqedonia e udhëhequr nga VMRO DPMNE është e bllokuar në rrugëtimin eurointegrues, deke prishur pozicionet e fituara më parë nga Bujar Osmani në arenën ndërkombëtare.

The post Nga fitore diplomatike në bllokadë: Si po i rrëzon VMRO arritjet e Bujar Osmanit në arenën ndërkombëtare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .