Vdes një burrë në QMF-në e Komoranit pas plagosjes me armë zjarri

Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë, pasi ishte plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit. Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30. “I njëjti është dërguar

Nëntor 1, 2025 - 20:00
 0
Vdes një burrë në QMF-në e Komoranit pas plagosjes me armë zjarri

Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë, pasi ishte plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit.

Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30.

“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.”

Sipas Ahmetit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Klankosova.tv