Vendoset gurthemeli i sallës së sporteve në Gllamnik, investim prej 385 mijë eurosh

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, Ali Tafarshiku, kanë vendosur gurthemelin e sallës së sporteve për nevojat e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik. Sipas Bulliqit, vlera e projektit arrin në 385 mijë euro, prej të cilave 135 mijë do të investohen nga Komuna e

shtator 26, 2025 - 16:30
 0
Vendoset gurthemeli i sallës së sporteve në Gllamnik, investim prej 385 mijë eurosh
Vendoset gurthemeli i sallës së sporteve në Gllamnik, investim prej 385 mijë eurosh

Vendoset gurthemeli i sallës së sporteve në Gllamnik, investim prej 385 mijë eurosh

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, Ali Tafarshiku, kanë vendosur gurthemelin e sallës së sporteve për nevojat e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik.

Sipas Bulliqit, vlera e projektit arrin në 385 mijë euro, prej të cilave 135 mijë do të investohen nga Komuna e Podujevës, ndërsa 250 mijë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

“Falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve komunale për të mirën e qytetarëve tanë. Urime banorëve të Gllamnikut dhe nxënësve të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’!”, ka deklaruar Bulliqi.