Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Bllagajë të Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti. “Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident

shtator 26, 2025 - 16:30
 0
Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person
Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Bllagajë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.