Vetëm “E Majta” i hedh gomë për shpëtim BDI-së për zgjedhjet lokale, vlerëson Mickoski
Tetovë, 16 shtator – Kryetari i Qeverisë dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se qëllimi i koalicionit mes “Së Majtës” dhe BDI-së për zgjedhjet lokale në komunën e Tetovës,… The post Vetëm “E Majta” i hedh gomë për shpëtim BDI-së për zgjedhjet lokale, vlerëson Mickoski first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Tetovë, 16 shtator – Kryetari i Qeverisë dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se qëllimi i koalicionit mes “Së Majtës” dhe BDI-së për zgjedhjet lokale në komunën e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës është ndarja e votave anti BDI-së në ato komuna. I vetmi aleat, i cili për momentin po përpiqet të gjuajë gomë për shpëtimin e BDI-së është E Majta, tha Mickoski, duke theksuar se BDI-ja në këto zgjedhje do të fitojë shumë pak kryetarë të komunave.
“Hapi i partisë politike ‘E Majta’ për të nxjerrë kandidatët e saj në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës dhe për ta brenduar atë si parti që nuk e ka harruar Maqedoninë perëndimore, e me këtë rast të mos nxjerrë kandidatë të saj, për shembull, në Jegunovcë, Tearcë dhe komuna tjera, sepse Maqedonia Perëndimore nuk është Struga, Tetova dhe Gostivari, por ka edhe komuna të tjera, mjafton flet se qëllimi i tyre është i koordinuar me BDI-në për të ardhur deri tek shpërndarja, ndarja e votave anti BDI në ato komuna, sepse BDI-ja e kupton se nuk mund të fitojë në ato komuna dhe e kupton se do të mposhtet në këto zgjedhje lokale, domethënë do të ketë shumë pak, numër të pakonsiderueshëm të kryetarëve të komunave dhe i vetmi aleat, i cili për momentin po përpiqet të ofrojë gomë për shpëtim, është ‘E Majta'”, tha Mickoski.
Ne e dimë, ne nuk jemi prej dje në politikë, tha kryeministri, se mundësitë për të fituar kandidati për kryetar të komunës i “Së Majtës” në Gostivar ose në Strugë nuk janë as teorike, por nëse do nxjerrin kandiat për kryetar komune, të themi në Veles ose në Shtip, janë në nivel teorik.
“Pyetja e vërtetë është pse në qytetin e lindjes së kryetarit të ‘Së Majtës’ nuk kemi kandidat, pse në Shtip, i cili është qyteti i lindjes i një anëtari tjetër të udhëheqjes të ‘Së Majtës’, nuk kemi kandidat për kryetar komune, por pikërisht në komunën e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës ku është e qartë se kandidatët e BDI-së do të mposhten, sepse është shumicë dërmuese tek banorët në ato komuna disponimi anti BDI. Natyrisht partnerin e tij të vjetër të koalicionit, me të cilin funksionojnë edhe në Kuvendin kohë pas kohe edhe në Qytetin e Shkupit, e thirrë për ndihmë, e ai është gjithmonë këtu të gjuajë gomë për shpëtim atëherë kur Ali Ahmetit dhe miqtë të tij ajo u nevojitet”, tha Mickoski.
The post Vetëm “E Majta” i hedh gomë për shpëtim BDI-së për zgjedhjet lokale, vlerëson Mickoski first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
