“Vetëm puthje e ledhatime” – Arrestohet 19 vjeçari që dyshohet për sulm seksual ndaj 14 vjeçares në Ferizaj
Një rast i ndjeshëm është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë e mitur është viktimë e një sulmi seksual. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Në stacionin policor është paraqitur N.E, e cila ka […]


Një rast i ndjeshëm është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë e mitur është viktimë e një sulmi seksual.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Në stacionin policor është paraqitur N.E, e cila ka raportuar se vajza e saj, V.E., rreth 14-vjeçare, është sulmuar seksualisht nga Nexhat Fetahu, rreth 19-vjeçar.
Hetuesit rajonalë, në prani të mbrojtësit të viktimave, kanë intervistuar të miturën, e cila ka deklaruar se për rreth gjashtë muaj ka qenë në lidhje dashurie me të dyshuarin, por se ndërmjet tyre nuk ka pasur marrëdhënie seksuale — vetëm prekje dhe ledhatime me dëshirën e të dyve.
I njëjti version është dhënë edhe nga i dyshuari gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, duke pohuar se lidhja ka qenë “vullnetare”, por pa marrëdhënie seksuale.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “Sulm seksual”, dhe hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë për të mitur në Ferizaj.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.