VIDEO/ SHBA, avioni bën ulje emergjente në autostradë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani, ku një avion i vogël u detyrua të bëjë një ulje emergjente në autostradë. Sipas raportimeve, avioni ishte nisur nga New Jersey drejt Indiana-s, kur piloti raportoi probleme me motorin gjatë fluturimit. Fillimisht ai hezitoi të ulte avionin në rrugë, por për shkak të situatës kritike nuk kishte alternativa të […]

Prill 6, 2026 - 15:00
VIDEO/ SHBA, avioni bën ulje emergjente në autostradë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani, ku një avion i vogël u detyrua të bëjë një ulje emergjente në autostradë.

Sipas raportimeve, avioni ishte nisur nga New Jersey drejt Indiana-s, kur piloti raportoi probleme me motorin gjatë fluturimit. Fillimisht ai hezitoi të ulte avionin në rrugë, por për shkak të situatës kritike nuk kishte alternativa të tjera.

Pamjet e filmuara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur avioni zbret mbi autostradë pranë Allentoën. Megjithatë, ulja rezultoi e suksesshme dhe pa pasoja të rënda.

Në bord ndodheshin piloti 65-vjeçar nga Michigan dhe një pasagjere 34-vjeçare nga Neë Jersey.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për rrethanat e ngjarjes, e cila konsiderohet një nga uljet më të sigurta dhe të papritura mbi një autostradë në SHBA.