VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i paimagjinueshëm. Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në atë që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e […]

Nëntor 13, 2025 - 12:00
 0
VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i paimagjinueshëm.

Al-Sharaa, një ish-komandant i Al-Kaedës i cilësuar dikur si terrorist nga Uashingtoni, qëndroi përkrah Trump në atë që shënoi vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e Sirisë nga Franca në vitin 1946.

Vizita vjen ndërsa ShBA-të zgjatën pauzën e sanksioneve ndaj Sirisë për 180 ditë të tjera.

Një video nga takimi, që tani qarkullon gjerësisht në internet, kap një shkëmbim batutash midis dy udhëheqësve.

Trump shihet duke i dhuruar Al-Sharaa-s një shishe parfumi, duke e spërkatur mbi të dhe duke thënë: “Është aroma më e mirë… Dhe tjetra është për gruan tënde”.

Me shaka ai e pyet:”Sa gra ke?”

Kur Al-Sharaa përgjigjet “një”, pasojnë të qeshura. Trump ia kthen me shaka: “Me ju nuk i dihet kurrë!”