Zbulohen pesë makina për rrafshimin e borës që transportonin ilegalisht pasagjerë në Malin Sharr

Pesë makina për rrafshimin e borës, të cilat transportonin në mënyrë të paligjshme pasagjerë, janë zbuluar në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, kanë njoftuar autoritetet e parkut. Sipas njoftimit The post Zbulohen pesë makina për rrafshimin e borës që transportonin ilegalisht pasagjerë në Malin Sharr appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 16, 2026 - 21:00
 0
Zbulohen pesë makina për rrafshimin e borës që transportonin ilegalisht pasagjerë në Malin Sharr

Pesë makina për rrafshimin e borës, të cilat transportonin në mënyrë të paligjshme pasagjerë, janë zbuluar në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, kanë njoftuar autoritetet e parkut.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli në terren dhe në kohën e kryerjes së detyrave zyrtare, rojet e parkut janë penguar nga operatori përmes lëvizjes së këtyre mjeteve, duke ua pamundësuar kryerjen e detyrave dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se operatori që posedon këto mjete nuk kishte lidhur kontratë apo marrëveshje përkatëse me parkun, ashtu siç parashihet me Vendimin për regjimin e lëvizjes së mjeteve motorike në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe me Planin e menaxhimit të parkut.

Pas incidentit, autoritetet e parkut kanë dorëzuar kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe në Inspektoratin për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, ndërsa priten masa ndaj operatorit përgjegjës.

Nga Parku Kombëtar theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në vijim, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së vizitorëve dhe respektimit të rregullave ligjore në territorin e parkut.

Flaka

The post Zbulohen pesë makina për rrafshimin e borës që transportonin ilegalisht pasagjerë në Malin Sharr appeared first on Flaka, në çdo lajm... .