Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Wadephul do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se do ta presë në takim kryediplomatin gjerman në orën 13:30. Në

Nëntor 18, 2025 - 12:00
 0
Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani
Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Kosovë, paralajmërohet konferencë për media pas takimit me presidenten Osmani

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Wadephul do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se do ta presë në takim kryediplomatin gjerman në orën 13:30. Në njoftimin e Presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë edhe konferencë për media.

Më pas kryediplomati gjerman do ta takojë Kurti në ndërtesën e Kuvendit nga ora 15:35. Pas vizitës në Shqipëri, Johann Wadephul, ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon, mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa në Shqipëri. Wadephul ka thënë se do ta mbështesin Shqipërinë në këtë rrugë./Reporteri.net/