Hajnat vjedhin në një xhami në Viti, marrin kasafortat me para
Një imam në fshatin Pozheran të komunës së Vitit ka raportuar në polici se persona të panjohur janë futur brenda objektit të xhamisë dhe kanë hapur me forcë dy kasaforta metalike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 nëntorit 2025, rreth orës 21:50. Sipas ankuesit, në kasafortat e thyer ndodheshin rreth 20 euro, të cilat janë vjedhur


Një imam në fshatin Pozheran të komunës së Vitit ka raportuar në polici se persona të panjohur janë futur brenda objektit të xhamisë dhe kanë hapur me forcë dy kasaforta metalike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 nëntorit 2025, rreth orës 21:50. Sipas ankuesit, në kasafortat e thyer ndodheshin rreth 20 euro, të cilat janë vjedhur nga autorët. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në rast.
“Fsh. Pozheran, Viti/ 16.11.2025 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar, -imam në xhaminë e fshatit, ka raportuar se perona të panjohur janë futur brenda objektit-xhamisë dhe kanë hapur me forcë dy kasaforta metali, në të cilat ishin rreth 20€, të cilat i kanë vjedhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress.
