VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë!

Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake dëshiron të shkaktojë desbatilizim, thonë nga VLEN. BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta. The post VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 19, 2024 - 07:00
 0  7
VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë!

Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake 
dëshiron të shkaktojë desbatilizim, thonë nga VLEN.

BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta. Ata destabilizimin po tentojnë ta përdorin si tymnajë për ta mjegulluar  gjendjen brenda partisë së tyre.

Me instalimet e tyre nëpër çdo institucion kjo parti ka pasur një  mision: Mbulimin e krimeve dhe përçarjeve të tyre brenda radhëve të saj.

Po si duket gënjeshtrat brenda BDI-së po shpërthejnë si fluska sapuni.  S’mund ta mbulosh diellin me shosh andaj ish-zyrtari nga radhët e BDI-së Azem Avdiu shpalosi një të vërtetë të madhe që VLEN e thotë për një kohë  të gjatë.

BDI ka nevojë për rifreskim të figurave brenda vetes së saj. Nuk mund për një grusht njerëzish të cilët janë bërë milionerë të vuan i gjithë populli shqiptar dhe fati i popullit të diktohet nga disa persona 
të korruptuar dhe të zhytur në krim. Nuk mund për Soravinë e Drin Ahmetit të vuan i gjithë populli shqiptarë.

Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që sms-të të mos dalin në publik si dëshmi e ofertave të pandershme që kishin për të hyrë në  qeveri në vend të VLEN me gjysmën e ministrive, pa kryeparlamentarin dhe 
me premtim për mbështetje në terren për zgjedhjen e maqedonasve për 
kryetarë të komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit 
2025.

VLEN mjet funksionimi ka bashkëpunimin dhe mbështetjen, prandaj do t’i  luftojë mjetet e mbrapshta që instaloi BDI, kushtëzimin e kërcënimin. VLEN ka nevojë për opozitë konstruktive!

The post VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .