Policia financiare kontrollon Klinikën e Kirurgjisë Torakale, borxhe në vlerë 4.6 milionë euro
Menaxhmenti i mëparshëm i Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare ka bërë një borxh prej 4.6 milionë euro, kështu që Policia Financiare ka hyrë në klinikë dhe ka kontrolluar punën për shtatë vitet e fundit. Në këtë periudhë drejtor i klinikës ishte Nexhati Jakupi, anëtar i BDI-së, ish-deputet dhe ish-ministër i Ambientit. “Është hapur […] The post Policia financiare kontrollon Klinikën e Kirurgjisë Torakale, borxhe në vlerë 4.6 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.
Menaxhmenti i mëparshëm i Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare ka bërë një borxh prej 4.6 milionë euro, kështu që Policia Financiare ka hyrë në klinikë dhe ka kontrolluar punën për shtatë vitet e fundit. Në këtë periudhë drejtor i klinikës ishte Nexhati Jakupi, anëtar i BDI-së, ish-deputet dhe ish-ministër i Ambientit.
“Është hapur një rast në administratë pas kallëzimit për parregullsi në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare. Nëpunësit e autorizuar nga administrata e Policisë Financiare kanë kryer kontrolle nga ku është siguruar i gjithë dokumentacioni në kopje i origjinalit, në lidhje me disa procedura të prokurimit publik të kryera, si dhe dokumentacione të tjera lidhur me zbatimin e kontratave të lidhura dhe të njëjtat po analizohen. Gjithashtu gjatë kontrolleve është siguruar një raport nga regjistrimi ekzekutiv për zbardhjen e rastit dhe konstatimin e gjendjes reale dhe punonjësve të klinikës”, tha policia financiare për televizionin Telma.
Autoriteti i Policisë Financiare po kontrollon dokumentet e prokurimit publik nga viti 2017 deri në vitin 2024.
The post Policia financiare kontrollon Klinikën e Kirurgjisë Torakale, borxhe në vlerë 4.6 milionë euro appeared first on InfoShqip.com.