VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit!
BDI, partia non-grata që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art, sot shtiren si moralistë dhe e duan drejtësinë?! Кy është absurdi më i madh i dekadës! The post VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI, partia non-grata që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art, sot shtiren si moralistë dhe e duan drejtësinë?!
Кy është absurdi më i madh i dekadës! Po flasim për partinë që e ktheu gjyqësorin në filial të BDI-së, ku vendimet nuk merreshin në sallat e gjyqit, por në zyrat e partisë. Dhe tani këta “profesorë të korrupsionit” akuzojnë qeverinë për kapje të shtetit!
Kapja e shtetit doli si koncept ne raportin Priebe për të cilësuar qeverisjen Gruevski-Ahmeti, qeverisje ku dëboi mijëra shqiptarë nga vendi, me raste të montuara politike dhe padrejtësi të shumta.
Kapjen e drejtësisë nga ata mund ta dëshmojmë me emra – Xhelal Bajrami, Barlet Xhaferi, djali i Talat Xhaferit, Ixhet Memeti, e shumë të tjerë.
Si mundet prokuroria e Islam Abazit, të japë mendim për lirimin e të dënuarve të 27 Prillit dhe të njëjtën kohë BDI non grata, të na akuzojë për kapje të shtetit?! Kujt po i bëjnë humor të zi këta?!
Andaj, sugjerojmë BDI-në non grata, që ta ftojnë banorin më të ri të listës të zezë, Artan Grubin si “ekspert” për çkapjen e shtetit.
BDI non grata nuk është mësuar me qeverisje të mirë, andaj po e përjetojnë shumë keq NDRYSHIMIN. Ju që keni mbi supe tragjedinë e Spitalit Modular të Tetovës, dhe ende keni fytyrë të akuzoni pa bazë. Ju që po mbushni listën e zezë amerikane, ju që turpëruat shqiptarët. Një parti non grata nuk ka çfarë i ofron skenës politike shqiptare, përveç se të zeza dhe politika destruktive. Jeni pjesë e historisë të zezë të shqiptarëve.
Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë. Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht.
The post VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .