VLEN: BDI ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë

Koalicioni VLEN mbajti sot konferencë për shtyp dhe në qendër të vëmendjes pari procesin e regjistrimit të popullsisë. Konferenca integrale: Kur flasim për korrupsionin mendojmë për BDI-në non grata. Korrupsioni The post VLEN: BDI ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 25, 2024 - 15:00
 0  3
VLEN: BDI ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë

Koalicioni VLEN mbajti sot konferencë për shtyp dhe në qendër të vëmendjes pari procesin e regjistrimit të popullsisë.

Konferenca integrale:

Kur flasim për korrupsionin mendojmë për BDI-në non grata. Korrupsioni nuk është sëmundje por dukuri famëkeqe që vjen prezent në një shoqëri si pasojë e njerëzve të pa ngopur, keqpërdorues, e shkatërrues. 

Qeveria e kaluar, veçanërisht partia e listave të zeza BDI, ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks, BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre. Ata mendjen e kishin te xhepi i tyre dhe jo te një proces i drejtë dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët ku do ua mundësonin të gjithëve të regjistrohen. Kujtojmë që në këtë periudhë drejtor i Entit Shtetëror për Statistika ishte Apostol Simovski, ndërsa zëvendës drejtor ishte Ilmi Selami nga rradhët e BDI-së, por që në këtë rast, në procesin e regjistrimit kishin nënshkrim të lidhur. 

Për procesin e regjistrimit kanë qenë të parapara mjete buxhetore në vlerë prej 7.9 milion eurove, nga të cilat 49% e shpenzimeve ishin të dedikuara për pajisje teknike, gjegjësisht për blerjen e laptopëve.

Për nevojat e regjistrimit, në tenderin publikë janë kërkuar 5.650 laptopë në vlerë totale prej 3.9 milionë eurove, me kusht që të njejtat të dorëzohen menjëherë.

1.     Pas përfundimit të tenderit publik, me palën kontraktuese është nënshkruar një aneks marrëveshje me të cilën është vendosur që në vend se të bëhet dorëzim i plotë i laptopëve, dorëzimi i tyre të bëhet në periudhë nga 5 nëntor 2020 deri më 18 dhjetor 2020.

    Me këtë kemi shkelje të procedurës për furnizim publik, me ç’rast kushtet paraprake në hapjen e tenderimit e kanë kufizuar pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë ekonomik.

2.     Poashtu, shkelje tjetër të rëndë kemi në lidhjen e 3 aneks kontratave me ofertuesin e njejtë në vlerë prej 30 milion e 255 mijë denarëve, respektivisht rreth 500,000 euro, pa nisur procedurë për prokurim publik.

3.     Nga obligimet e dalura prej kontratës, ka qenë e paraparë që të formohet grup pune me detyrë që të kryej pranimin teknik të laptopëve në aspektin cilësor dhe sasior, por kjo nuk ka ndodhur dhe pranimi në këtë rast është kryer nga vetë drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë.

4.     Për specifikimin teknik të laptopëve, nuk është marrë mendim pozitiv nga Këshilli Kombëtar për Teknologji Informative dhe Kompjuterike pranë Qeverisë. 

Të nderuar qytetar, 

Kjo mënyre e zbatimit të procedurës së furnizimit publik, me lidhjen e anekseve të kontratës bazë me të cilat ndryshohen kushtet dhe afatet për realizimin e kontratës dhe koha e pagesës e parashikuar në dokumentacionin e tenderit, pa pranim profesional dhe të duhur të laptopëve, nuk siguron transparencë të plotë të procedurës dhe nuk mundëson konkurrencë të drejtë të të gjithë operatorëve. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Ashtu siç ka vërtetuar edhe Revizioni Shtetëror, në këtë rast kemi shkelje të procedurave për tenderim publik. 

Ne pyesim se si guxuan të bëjnë pranim/dorëzimin e 5.650 laptopave drejtoret përkatës duke e ditur se nuk e kanë ekspertizën e duhur.

Koalicioni VLEN para opinionit do t’i demaskojë dhe do ua nxjerrë fytyrën e vërtet. Ndërsa BDI bashkë me hyzmeqarët e tyre do të mbeten vetëm një histori e keqe për shqiptarët. Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë. 

Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe  kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht, andaj i bëjmë thirrje edhe Prokurorisë që t’i hetoj këto keqpërdorime gjatë procesit të regjistrimit e që janë të shënuara edhe në raportin e Entit Shtetëror për Revizion. 

Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta duhet të dalin në dritë.  Koha për llogaridhënie ka ardhur, thanë nga VLEN

The post VLEN: BDI ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .