Bejta akuzon Taravarin e Limanin për keqpërdorime | VIDEO

Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, sot përmes një konference për media ka akuzuar Arben Taravarin dhe Valbon Limanit për keqpërdorime në menaxhimin me komunën e The post Bejta akuzon Taravarin e Limanin për keqpërdorime | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 13:30
 0
Bejta akuzon Taravarin e Limanin për keqpërdorime | VIDEO

Kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, Nevzat Bejta, sot përmes një konference për media ka akuzuar Arben Taravarin dhe Valbon Limanit për keqpërdorime në menaxhimin me komunën e Gostivarit. Janë dy tendera për mirëmbatjen dhe rekonstruimin e rrugëve lokale me vlerë 900.000 euro, që Bejta akuzoi se pagesat janë bërë por punët në terren jo.

Bejta tha që për rekonostruminin e rrugëve u hap tender me vlerë 700.000 euro dhe e fitoi një kompani nga Shkupi, kurse për mirëmbatjen e rrugëve dhe trotoareve u dha tender 200.000 euro tek një kompani nga Tetova, dhe sipas tij, pagesat janë kryer por nuk janë realizuar punët në terren, sepse, siç tha ai, rrugët janë përplot gropa dhe askush nuk ka pa kompani nga Tetova dhe Shkupi që kanë kryer punime në Gostivar.

The post Bejta akuzon Taravarin e Limanin për keqpërdorime | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .