VLEN drejt unifikimit me një kryesi vetëm me burra – Vlerësim nga Selmani dhe Murati
Procesi i shndërrimit të koalicionit VLEN në një parti të vetme po hyn në fazën finale, por kalkulimet e brendshme kanë nxjerrë në pah një problem të qartë: mungesën totale The post VLEN drejt unifikimit me një kryesi vetëm me burra – Vlerësim nga Selmani dhe Murati appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Procesi i shndërrimit të koalicionit VLEN në një parti të vetme po hyn në fazën finale, por kalkulimet e brendshme kanë nxjerrë në pah një problem të qartë: mungesën totale të grave në kryesinë e ngushtë që pritet të udhëheqë subjektin e ri.
Sipas konfigurimit aktual, pesë pozitat kryesore do të mbahen nga figura të njohura politike: Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti si bashkëkryetarë, Bekim Sali si sekretar i përgjithshëm, ndërsa Bekim Qoku dhe Ilir Demiri si nënkryetarë.
Në këtë formulë pesëanëtarëshe nuk parashihet asnjë grua – një devijim i dukshëm nga praktikat e deritanishme politike, ku pothuajse çdo parti ka pasur së paku një nënkryetare.
Kritika e shoqërisë civile
Aktivistja Nafie Selmani e cilëson këtë zhvillim si vazhdimësi të një modeli të vjetër përjashtues:
“Anashkalimi, injorimi dhe diskriminimi politik ndaj grave në partitë politike shqiptare fatkeqësisht nuk është më përjashtim, është bërë rregull…”
Sipas saj, VLEN-i po lëviz mes një mentaliteti tradicional dhe kërkesave moderne për barazi:
“Në vitin 2026, një kryesi e ngushtë e përbërë ekskluzivisht nga burra, kur barazia gjinore do duhej të ishte standard demokratik.”
Selmani ngre edhe një kontradiktë të brendshme:
“Vetë VLEN-i ka disa gra deputete në Kuvend, bile më shumë gra se burra. Ku është zëri i tyre?”
Ajo shkon më tej duke akuzuar për instrumentalizim:
“Të përdorura për vota, për imazh, për fushatë… por të përjashtuara kur vjen puna te pushteti real.”
Qasje më e nuancuar: cilësia mbi kuotën
Ndryshe, Lulzana Murati sjell një qasje më të balancuar, duke relativizuar mungesën e grave si problem absolut:
“Mungesa e një gruaje në kryesinë e VLEN-it nuk duhet parë si tragjedi në vetvete.”
Ajo thekson se përfaqësimi nuk është vetëm çështje numerike:
“Më e rëndësishme se gjinia është integriteti, përgatitja dhe përkushtimi.”
Megjithatë, Murati pranon ekzistencën e barrierave reale:
“Shpesh burrat ndihen të sfiduar nga gra të forta… kjo mund të krijojë pasiguri te ata që pushtetin e shohin si diçka që duhet ruajtur me çdo kusht.”
Duke rikujtuar përvojën e saj që nga themelimi i forumit të grave në Bashkimi Demokratik për Integrim në vitin 2002, ajo shpreh zhgënjim që barazia ende nuk është arritur.
Një test serioz për VLEN-in
Bashkimi i Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është paralajmëruar prej më shumë se dy vitesh si projekt për konsolidimin e faktorit politik shqiptar.
Por mënyra si po ndërtohet lidershipi i ri po e vendos këtë projekt përballë një testi të drejtpërdrejtë: a do të jetë një strukturë moderne politike apo një ripaketim i modeleve të vjetra të pushtetit?
Në këtë fazë, sinjali është i qartë – pushteti real mbetet i përqendruar te një rreth i ngushtë burrash. Dhe kjo, përtej retorikës politike, flet më shumë se çdo program. Gazeta Flaka
The post VLEN drejt unifikimit me një kryesi vetëm me burra – Vlerësim nga Selmani dhe Murati appeared first on Flaka, në çdo lajm... .