VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot The post VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 20, 2024 - 15:00
 0  4
VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj të pafre, reaguan nga VLEN

Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. Kjo është po ajo parti që për dy dekada mbajti mijëra punonjës shëndetësorë në pasiguri, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe i përdori si vegla elektorale. 

Por, me Taravarin në krye të shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1000 punonjësve mjekësorë!

Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për shëndetësinë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Për herë të parë pas 15 vitesh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke lehtësuar barrën e mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm.

A e dini si ishte Klinika e Fëmijëve kur BDI-ja non grata ishte në pushtet? Një rrënojë e vërtetë! Pa pajisje bazike, me kushte çnjerëzore dhe kuzhina të shkatërruara. Por, për vetëm gjashtë muaj, drejtori i ri, Rexhep Memedi, me punë të pandalshme, po e ngre Klinikën në këmbë.

BDI-ја non grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit. 

Qytetarët e kanë parë dallimin, ata që shkatërrojnë dhe ata që ndërtojnë.

The post VLEN: Me BDI non grata shëndetësia ishte në “vdekje klinike” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .