VLEN në Prishtinë me Kurtin, shpërthejnë reagimet: “Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickoskin!”

Koalicioni VLEN po përballet me reagime të shumta pas takimit që krerët e tij zhvilluan në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një vizitë që vjen menjëherë pas homazheve The post VLEN në Prishtinë me Kurtin, shpërthejnë reagimet: “Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickoskin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 8, 2026 - 03:00
VLEN në Prishtinë me Kurtin, shpërthejnë reagimet: “Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickoskin!”

Koalicioni VLEN po përballet me reagime të shumta pas takimit që krerët e tij zhvilluan në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një vizitë që vjen menjëherë pas homazheve në Prekaz, në konakun e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Me foton bashkë me Kurtin, simbolizohet shkrirja e partive politike në një subjekt të vetëm të quajtur VLEN. Sipas medias, kryesia e re do të përfaqësohet nga bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ndërsa në kryesi janë edhe nënkryetarët Ilir Demiri dhe Bekim Qoku, si dhe sekretari i përgjithshëm Bekim Sali.

Sipas strukturës së re të krerëve të VLEN-it, përfaqësimi territorial ka ngritur pikëpyetje, pasi në krye të koalicionit nuk ka përfaqësues nga qytete të rëndësishme shqiptare si Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë. Ndërkohë përfaqësimi kryesor vjen nga Çair dhe Tetovë.

Në lidhje me këtë, aktivistja dhe analistja qytetare Nafie Selmani ironizoi në rrjetet sociale:

“Thuhet se Billi në një takim të ketë thënë: A i ka bë Qoku bile dy vota në Strugë? Të gjithë tjerët tallen me gafet e tij dhe paraqitjet skandaloze të Qokut në media, por Albin ‘baba’ ua ul në krye të vendit e këta zë s’guxojnë me i bë. Mos qofshim në lëkurën e tyre, një babë këtu (Mickovskin) një babë në Kosovë (Kurtin) e kurrë vetvetja Billi e Izzi!”

Edhe analisti politik Sefer Selimi reagoi ashpër, duke paralajmëruar për rrezikun e politizimit të simbolikës së luftës në Prekaz.

“Nuk e di sa është e vërtetë që nesër do të tentohet të keqpërdoret sakrifica sublime në Prekaz e Shaban Jashari, Adem Jashari dhe Hamëz Jashari për të paketuar një konglomerat interesash partiake e individuale si një ‘parti patriotike’ shqiptare.
Një koalicion që në thelb është vetëm një zgjatje ‘shqiptare’ e VMRO-DPMNE dhe që shërben si transmetues, përkthyes dhe amortizues i politikave anti-shqiptare dhe anti-evropiane të kësaj qeverie.”

Ndërkohë gazetari Rami Mislimi e përmblodhi situatën me një koment të shkurtër në rrjete sociale:

“Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickovskin!”

Në takimin me kryeministrin Albin Kurti ra në sy edhe mungesa e Arben Fetai, ndërsa Aleanca për Shqiptarët u përfaqësua nga Ilir Demiri dhe Mimoza Musa. Kjo e fundit ka kaluar disa rreshtime politike brenda një periudhe të shkurtër, duke u ndarë nga Arben Taravari dhe duke u rreshtuar fillimisht me Arben Fetai, për të përfunduar në krah të Demirit dhe Azir Aliu.

Pas vizitës në Kosovë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti shkroi:

“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”

Megjithatë, kritikat në opinion publik po shtohen, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm përfaqësimin e brendshëm të koalicionit, por edhe raportin e tij politik mes Prishtinës dhe qeverisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski në Shkup.

The post VLEN në Prishtinë me Kurtin, shpërthejnë reagimet: “Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickoskin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .