Vlerësimi i Furkan Saliut për zgjedhjet në Kërçovë
Gazetari Furkan Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kërçovë, duke e lidhur rezultatin e zgjedhjeve me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj mënyrës së qeverisjes së deritanishme. Sipas Saliut, një The post Vlerësimi i Furkan Saliut për zgjedhjet në Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gazetari Furkan Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kërçovë, duke e lidhur rezultatin e zgjedhjeve me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj mënyrës së qeverisjes së deritanishme.
Sipas Saliut, një lider kombëtar nuk mund të marrë vendime për t’i kënaqur individët, pasi vendime të tilla zakonisht dëmtojnë organizimin politik dhe lënë pasoja në aspektin kombëtar. Ai kujton se “populli asnjëherë nuk gabon”.
Saliu thekson se më meritori për fitoren e Aleksandar Jovanovskit në Kërçovë është Fatmir Dehari, i cili, sipas tij, me mënyrën e qeverisjes së vet dhe të rrethit të tij, e kishte shndërruar Kërçovën në një pashallëk, ku “sulltani vendoste për gjithçka”.
“Kërçovarëve u erdhi në majë të hundës dhe këtë mllef e shprehën në kutitë e votimit, ashtu siç i ka hije një populli që e do lirinë dhe që gjithmonë ka luftuar kundër sistemeve represive”, ka thënë Saliu.
Ai paralajmëron se VMRO-DPMNE nuk duhet ta paraqesë këtë fitore si fitore etnike, sepse ajo nuk është e tillë. Jovanovski mori 11.682 vota në rrethin e parë dhe 14.205 në rrethin e dytë, ndërsa rreth 2.500 vota shtesë sipas Saliut janë “vota mllefi – vota të qytetarëve të ndershëm që nuk i kanë borxh askujt dhe nuk e durojnë shtypjen”.
Në përfundim, Saliu vlerëson se Kërçova do të jetë më mirë pa Fatmir Deharin dhe rrethin e tij, ndërsa mbetet të shihet çfarë do t’i sjellë qytetit kryetari i ri, Aleksandar Jovanovski. Gazeta Flaka
The post Vlerësimi i Furkan Saliut për zgjedhjet në Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .