VMRO DPMNE e do Strugë si Kërçovën dhe Bervenicën, s’ka marrëveshje për qeverisje

Këshilli komunal i Strugës akoma pa kryetar. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga kjo pozitë. Nga atje thonë se The post VMRO DPMNE e do Strugë si Kërçovën dhe Bervenicën, s’ka marrëveshje për qeverisje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 2, 2025 - 12:00
 0
VMRO DPMNE e do Strugë si Kërçovën dhe Bervenicën, s’ka marrëveshje për qeverisje

Këshilli komunal i Strugës akoma pa kryetar. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga kjo pozitë. Nga atje thonë se nëse deri më 3 dhjetor kur duhet të miratohet buxheti, nuk e marrin pozitën e kreut të Këshillit, atëherë do të largohen nga koalicioni me VLEN-in në nivel lokal.

“Kur të krijohen kushtet për shumicë dhe për zgjedhjen e kryetarit, atëherë do të realizohet”, tha Mite Stevoski – këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Edhe nga VLEN-i në Strugë për Alsat thonë se për momentin nuk ka marrëveshje. Ende nuk janë ulur në një tryezë të përbashkët, por shpresojnë që shumë shpejt të ketë ndonjë zgjidhje. Nëse jo, thonë se janë të përgatitur të shkojnë në zgjedhje të parakohshme në Strugë”.

Sipas këshilltarit të LSDM-së, Dimçe Shipinkaroski, problemi është politik, ndërsa përgjegjësia është te ata që e kanë formuar koalicionin dhe e kanë marrë drejtimin e komunës. Ai thotë se pozicioni i LSDM-së është i qartë , mbështesin një proces politik që është transparent, parimor dhe i arsyetuar publikisht, dhe se ata nuk do të marrin pjesë në marrëveshje të bëra fshehurazi, pa program të qartë dhe pa përgjegjësi ndaj publikut. Nëse deri në mars nuk votohet buxheti për vitin 2026, atëherë ligji parasheh zgjedhje të reja për këshilltarë. VMRO DPMNE dhe VLEN në Këshillin e Strugës Bashkë kanë 10 këshilltarë.

Kujtojmë që në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal të Kërçovës, të mbajtur ditën e djeshme, u përcaktua përbërja e 11 komisioneve punuese të këshillit. Megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë dhe kanë 10 këshilltarë në përbërjen aktuale të këshillit, vetëm 4 nga 11 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues shqiptarë.

Kundër kësaj ndarjeje reaguan këshilltarët e Listës së Pavarur, Kujtim Kasami, dhe e Aleancës për Integrim (AKI), Syarta Saliu Osmani. Ata theksuan se vendimi nuk pasqyron realitetin demografik dhe politik të Kërçovës, duke nënvizuar se përfaqësimi në komisione duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas tyre, mënyra e formimit të komisioneve përmban elemente të hapura të diskriminimit ndaj shumicës shqiptare në Kërçovë.

“Kur në këshill ka 10 këshilltarë shqiptarë dhe 9 maqedonas, është e papranueshme që vetëm 4 komisione të drejtohen nga shqiptarët. Kjo bie ndesh me ligjin dhe me çdo parim të përfaqësimit të drejtë”, kanë deklaruar ata.

Nga koalicioni VLEN, që gjithashtu ka përfaqësues shqiptarë në Këshillin Komunal e që është në koalicion me VMRO-në, nuk është shënuar asnjë reagim rreth kësaj çështjeje, duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin lokal për mungesën e qëndrimit publik në një vendim që prek drejtpërdrejt pozicionin politik të shqiptarëve në Kërçovë. Gazeta Flaka

The post VMRO DPMNE e do Strugë si Kërçovën dhe Bervenicën, s’ka marrëveshje për qeverisje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .