VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit

VMRO-DPMNE-ja mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit. “As nuk është biseduar dhe as nuk do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jetë të qetë. The post VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 15, 2025 - 04:00
 0  10
VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit

VMRO-DPMNE-ja mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit. “As nuk është biseduar dhe as nuk do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jetë të qetë. Koha e humbjes dhe dështimeve të BDI-së dhe LSDM-së për të gjitha temat, me qëllim që të fshihet krimi, ka kaluar” thonë nga partia në pushtet.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se BDI-ja matrica e etnizimit të të gjitha temave të rëndësishme si dhe ping-pong politika e LSDM-së, duhet të përfundojë.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha të mërkurën se së bashku me partenerët e tij të koalicionit VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës së Maqedonisë së Veriut. “Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore, me disa modifikime të vogla”, tha Mickoski, duke theksuar nevojën e harmonizimit me standardet moderne heraldike.

Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit, por edhe himnit dhe 20%.

“Ne duam që të reflektojmë kohën e re, dhe ajo është Maqedonia pjesë e familjes europiane. Do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një paku ku sigurisht do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema, edhe çështja e himnit por edhe çështja e ndryshimeve të tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20%-shit”, deklaroi Kasami.

The post VMRO-DPMNE mohon që ndonjëherë të ketë biseduar për ndryshimin e himnit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .