Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj akuzave të opozitës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Ndërsa Flamur Noka tentonte të pengonte fjalën e saj, Koçiu tha se nëse një punonjës i Policisë së Shtetit do të kishet qenë përgjegjës, do ishte vënë në pranga. Koçiu i tha opozitës se nuk është përgjegjëse për […]

tetor 9, 2025 - 12:00
 0
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj akuzave të opozitës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Ndërsa Flamur Noka tentonte të pengonte fjalën e saj, Koçiu tha se nëse një punonjës i Policisë së Shtetit do të kishet qenë përgjegjës, do ishte vënë në pranga.

Koçiu i tha opozitës se nuk është përgjegjëse për vrasjen, por gishtin e drejtoi nga opozita duke e akuzuar për gjuhën linçuese ndaj gjyqtarëve.

“Kush është nxitësi dhe urrejtës dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në të gjithë këtë politikë parlamentare. Meqë u dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit publik. U sqaroj dhe njëherë gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Një pjesë e juaja janë juristë dhe e dinë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic i shtet, sot do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet në përputhje të plotë ligjore, i qëndroj nga mëngjesi në darkë dhe shikoni bazën ligjore, që është miratuar që në 2016, ka prodhuar sot rezultate konkrete. Nuk i pëlqen opozitës, është duke treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje, produkt i kësaj reforme janë ndarjet e përgjegjësisë. Përgjegjësja për vrasjen nuk jam unë, por ju me këtë gjuhë që përdorini. Është e kotë që më tregon me gisht, nuk më intimdon, unë jam një grua më detyrë dhe duke e përdorur këtë gjuhë ja ku e keni dëshminë, që kjo gjuhë e juaj ka krijuar këtë ngarkesë politike. Trup të kesh nga mëngjesi në darkë, se me kaq vite sa ke në Kuvend duhet ta kishe ndryshuar narrativen politike”, tha Koçiu.