Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

Ekzekutimi i gjykatësit Astriti Kalaja për kreun e Partisë Demokratike, dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme. “Theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj […]

tetor 7, 2025 - 15:00
 0
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

Ekzekutimi i gjykatësit Astriti Kalaja për kreun e Partisë Demokratike, dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme.

“Theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar, reformës që de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, di asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Europë”, u shpreh kreu demokrat.

Sipas kreut të selisë blu, përdorimi i drejtësisë si armë politike është kriminalizimi dhe dështimi i sistemit. Berisha theksoi se kurrë ndonjëherë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike që është sot.

“Qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qimet e kokës vetëm e vetëm për të mundur me afrue shqyrtimin e dosjes së tyre nga gjykata. Pale pastaj për vendimin. Sot, dosjet e prokurorëve dhe gjykatësve janë objekt falsifikimesh, manipulimesh, zhdukjesh dokumentesh, krimi flagrant pra, absolutisht njëlloj si në kohën kur ato administroheshin nga hetuesit e sigurimit të shtetit apo gjykatat popullore të diktaturës. Së fundmi theksoj se asgjë nuk përligj absolutisht asgjë, marrjen e jetës së një njeriut, aq më tepër të një gjykatësi në drejtësi, por përdorimi i drejtësisë si armë politike nga narkoshteti është kriminalizimi dhe dështimi i saj më i madh që Ramaduro i ka bërë këtij sistemi. Kurrë ndonjëherë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike që është sot”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon vrasjen e një gjykatësi për të kaluar Kodin Penal.

“Së pari, po të kishte minimumin e përgjegjësisë, ngjarja nuk mund të ndodhte kurrë në sallën e gjykatës së Apelit. Po pikërisht se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi, Ramaduro thotë se fajin e ka Kodi Penal. Ai kod që lejon dënime nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij, në kor, thonë se fajin e ka arma pa leje. Kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të kaluar Kodin Ramaduro-Rakipi. Kodin e narkodiktaturës. Shfrytëzon gjakun, jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e narkodiktaturës. Nuk ka asnjë mungesë në kod. Asnjë mungesë”.

Berisha ngriti disa pikëpyetje në lidhje me funksionimin e detektorit dhe kontrollit në sallën e gjyqit dhe zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave për dekada.

“Kush e pengon detektorin? Funksionimin e tij? Kontrollin me detektor? Kush e pengon që të ketë roje salla e gjyqit? Kush i pengon këto? I pengon korrupsioni dhe mospërgjegjësia. Shikoni sa i papërgjegjshëm, ky që katandisi drejtësinë në gjendje katastrofale me Sorosin, në këtë gjendje ku qytetari duhet të presë 15 vite për drejtësi, qytetarët janë privuar nga procesi ligjor i drejtë që ndodh në kohën e duhur. Ky është kusht në konventa. Gjykimi nuk jepet përnjëherë, do kohën e vet. Por kurrë 15 vite. Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve kanë deklaruar se do 15 vite një dosje në apel për t’u shqyrtuar. Vetë ata kanë deklaruar, me përgjegjësi, se nuk ekziston procesi gjyqësor më. Çdo jurist e di që një vendim që jepet pas 15 vitesh nuk ka asnjë vlerë më”.