Vra*sja e rreshterit Lika, IPK suspendon nga puna dy zyrtarë policorë, treguan neglizhencë në arrestimin e të dyshuarit për vra*sje
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e 17-vjeçarit, Rejhan Bela. Në komunikatën e IPK-s, thuhet se një toger ka qenë në dijeni dhe s’ka ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa një rreshter ka dështuar të raportojë
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e 17-vjeçarit, Rejhan Bela.
Në komunikatën e IPK-s, thuhet se një toger ka qenë në dijeni dhe s’ka ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa një rreshter ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.
“Hetuesit e IPK-së, bazuar në kompetencat ligjore sipas detyrës zyrtare ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore paraprake lidhur me veprimet policore për zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit R. B ((i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika). Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R.B”.
Që të dy zyrtarët policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre kanë qenë të angazhuar me detyrë në stacionin policor të Kaçanikut.
“IPK vlerëson se dështimi i tyre në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor dhe hetim të mëtejmë administrativ dhe penal”, thuhet në komunikatën e IPK-së.