Vrasja në afërsi të Q.T. Mavrovasja në Shkup, Elvin Kurtoviç dënohet me burgim të përjetshëm

Elvin Kurtoviç është dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Vasil Eftimovit, shkruan TV21. Elvin Kurtoviç paraprakisht pranoi fajësinë për vrasjen e Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar, në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, transmeton TV21. Ai para gjykatëses Monika Bahqovanovska tha se ka qenë nën ndikim të drogës […]

Mars 13, 2025 - 17:00
 0  5
Vrasja në afërsi të Q.T. Mavrovasja në Shkup, Elvin Kurtoviç dënohet me burgim të përjetshëm

Elvin Kurtoviç është dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Vasil Eftimovit, shkruan TV21. Elvin Kurtoviç paraprakisht pranoi fajësinë për vrasjen e Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar, në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, transmeton TV21. Ai para gjykatëses Monika Bahqovanovska tha se ka qenë nën ndikim të drogës dhe se nuk ka dashur që ngjarja të përfundojë në atë mënyrë.

“Nuk jam mirë as në anën emocionale, as psikike. Shpreh pendim për veprën penale. Nuk kam dashur ta vras, ndodhi aksident. Isha nën ndikimin e drogave disa ditë, me të vërtet. Më herët kam bërë burg për vepra të vogla, në krahasim me këtë. Shumë më vjen keq, kjo është gjithçka që kam për të thënë”, tha Kurtoviç.

Ndryshe, Vasil Eftimov ishte biznesmen dhe udhëheqës i kompanisë “Mitelmont” për shitje të pajisjeve për ujësjellës. U vra më armë zjarri, ndërsa me atë në veturë ishte edhe gruaja e tij.