Vuçiq: Armiku më i madh i Kurtit është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se armiku më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është Lista Serbe. Në një konferencë për media sot, Vuçiq tha se Kurti nuk ka kontroll mbi Listën Serbe dhe për atë e ka armik. “Albin Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, deri në
![Vuçiq: Armiku më i madh i Kurtit është Lista Serbe](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708713-vuciq-armiku-me-i-madh-i-kurtit-eshte-lista-serbe.jpg)
![vuciq:-armiku-me-i-madh-i-kurtit-eshte-lista-serbe](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708713-vuciq-armiku-me-i-madh-i-kurtit-eshte-lista-serbe.jpg)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se armiku më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është Lista Serbe.
Në një konferencë për media sot, Vuçiq tha se Kurti nuk ka kontroll mbi Listën Serbe dhe për atë e ka armik.
“Albin Kurti nuk dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, deri në përjashtimin fizik, është një faktor përçarës për të, armiku më i madh i tij është Lista Serbe. Ai mundohet të kontrollojë gjithçka tjetër apo shumë parti të tjera serbe”.
“Por ai nuk ka kontroll këtu dhe për këtë arsye, Lista Serbe është armiku i tyre më i madh”, tha Vuçiq.