Vuçiq i shqetësuar pas kapjes së aleatit të tij Maduro! Thotë se rendi juridik ndërkombëtar “qartazi nuk funksionon”
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar kapjen e aleatit të tij, Nicolas Maduro, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”. Ai thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të atyre që i ka cilësuar si “krime të papara në skenën […] The post Vuçiq i shqetësuar pas kapjes së aleatit të tij Maduro! Thotë se rendi juridik ndërkombëtar “qartazi nuk funksionon” appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar kapjen e aleatit të tij, Nicolas Maduro, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”. Ai thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të atyre që i ka cilësuar si “krime të papara në skenën politike ndërkombëtare”.
Pas përfundimit të mbledhjes, Vuçiq deklaroi se në rend dite kanë qenë tri tema kryesore: siguria ushtarake dhe politike rajonale, siguria energjetike dhe aksioni amerikan në territorin e Venezuelës. Më tej shtoi se Serbia është “veçanërisht e shqetësuar” për armatosjen e Kosovës, të cilën ai e cilësoi si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas tij, kjo rezolutë është pezulluar de facto nga fuqitë e mëdha perëndimore dhe disa aktorë rajonalë, duke përmendur Turqinë. Ai foli edhe për atë që e quajti “Aleancë të re midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, të cilën e konsideroi si kërcënim për sigurinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Sipas Vuçiqit, ky bashkëpunim përfshin edhe zhvillimin e përbashkët të sistemeve të avancuara luftarake.
The post Vuçiq i shqetësuar pas kapjes së aleatit të tij Maduro! Thotë se rendi juridik ndërkombëtar “qartazi nuk funksionon” appeared first on InfoShqip.com.