“Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest nga 9 Marsi!

Wizz Air do të anulojë linjën Shkup-Budapest nga 9 marsi, pa një shpjegim zyrtar nëse do ta kthejë atë në tetor. Biletat për kryeqytetin hungarez nuk mund të blihen më The post “Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest nga 9 Marsi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 20, 2025 - 16:00
 0  4
“Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest nga 9 Marsi!

Wizz Air do të anulojë linjën Shkup-Budapest nga 9 marsi, pa një shpjegim zyrtar nëse do ta kthejë atë në tetor. Biletat për kryeqytetin hungarez nuk mund të blihen më në faqen e rezervimit.

Kjo është linja e shtatë që mbyllet vitin e fundit, pas Salzburgut, Bremenit, Këlnit, Kopenhagës, Stokholm dhe Luksemburgut.

Në vitin 2023, Wizz Air mori subvencione për fluturimet në Lubjanë, Salzburg, Luksemburg dhe Shtutgart, por vetëm linja Shkup-Ljubljanë mbeti aktive. Në njoftimin e ri të subvencionimit të qeverisë, kompania mori mbështetje për Lyon, Barcelonë dhe Shtutgart, me detyrimin për t’i mbajtur ato për tre vjet.

Politika e re e qeverisë subvencionon destinacionet në vend të linjave ajrore, për të reduktuar varësinë nga Wizz Air, e cila përbën 50-60% të trafikut ajror të Maqedonisë. Kompania ka katër avionë A320 në Shkup, një më pak se më parë, që tregon një reduktim gradual të kapacitetit.

The post “Wizzair” ndërpret linjën Shkup – Budapest nga 9 Marsi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .