Xhafer Gashi bën homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe familjarë, përfshirë Sami Krasniqin, si dhe përfaqësues të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim

shtator 21, 2025 - 16:00
 0
Xhafer Gashi bën homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit
Xhafer Gashi bën homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Xhafer Gashi bën homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka marrë pjesë në homazhet e organizuara me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe familjarë, përfshirë Sami Krasniqin, si dhe përfaqësues të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, nën udhëheqjen e komandantit Rrustem Berisha.

“Sot e përgjithmonë e nderojmë dhe e kujtojmë si Hero dhe Komandant. Lavdi e përjetshme!”, u shpreh Gashi në një postim në rrjete sociale.

Kolonel Ahmet Krasniqi njihet si një nga figurat kyçe të organizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.