Xhensila tregon “sekretin” e errët të divorcit të prindërve

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për herë të parë ka rrëfyer një histori për familjen e saj. Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin divorcuar kur ishte 6 vjeçare, por që ishte një proces jo i lehtë. Babai i saj nuk kishte pranuar divorcin duke therrë me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, e gjitha […]

dhjetor 6, 2024 - 04:00
 0  6
Xhensila tregon “sekretin” e errët të divorcit të prindërve

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për herë të parë ka rrëfyer një histori për familjen e saj.

Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin divorcuar kur ishte 6 vjeçare, por që ishte një proces jo i lehtë.

Babai i saj nuk kishte pranuar divorcin duke therrë me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, e gjitha kjo ndodhi para syve të Xhensilës.

“Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.