Shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga BE-ja: Vëzhguesit afatgjatë do shkojnë në gjithë Kosovën
Nathalie Loiseau, drejtuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, ka thënë se 18 vëzhguesit afatgjatë do të jenë në kontakt me të gjithë mekanizmat në vend që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjet të 9 shkurtit. Në një konferencë para mediave, ajo ka theksuar se në fillim të
Nathalie Loiseau, drejtuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, ka thënë se 18 vëzhguesit afatgjatë do të jenë në kontakt me të gjithë mekanizmat në vend që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjet të 9 shkurtit.
Në një konferencë para mediave, ajo ka theksuar se në fillim të shkurtit do të vijnë për ditën e zgjedhjeve të punojnë edhe vëzhguesit afatshkurtër rreth 100 sosh.
“Sot është dita e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë, 18 prej tyre vetëm e kanë lënë Prishtinë, dhe do të shkojnë në të gjithë Kosovën”.
“Pra, të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë fushatës, të jenë në kontakt me zyrtarët përgjegjës për zgjedhjet, me përfaqësuesit e partive politike, me organizatat e shoqërisë civile dhe me mediat”,ka thënë Loiseau.