Ish-ministri i Financave: Qytetarët do të mbesin pa bukë pas shtrenjtimit të serishëm të rrymës
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, është prononcuar për “Front Online” lidhur me mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë, duke e cilësuar këtë si të paarsyeshme. Ai ka thënë se nuk ka arsye për një shtrenjtim të rrymës prej 35%, pasi po hyjmë në sezonin e verës dhe prodhimi i energjisë në vend është


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, është prononcuar për “Front Online” lidhur me mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë, duke e cilësuar këtë si të paarsyeshme.
Ai ka thënë se nuk ka arsye për një shtrenjtim të rrymës prej 35%, pasi po hyjmë në sezonin e verës dhe prodhimi i energjisë në vend është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin brenda Kosovës.
“Se di çfarë arsye ka me u shtrenjtua rryma 35%, duke marrë parasysh që po hymë në sezonin e verës dhe prodhimi i energjisë në vend mjafton me mbuluar konsumin e energjisë brenda Kosovës. Kur nuk kemi nevojë me ble jashtë, prodhimi në KEK nuk është shtrejtu me periudhën që kemi lënë pas, s’ka arsye”, shprehet ai.
Shatri thotë se jeta e qytetarit është mjaftueshëm e vështirësuar, ata do të mbesin pa bukë për ta paguar rrymën.
“Po pushteti i ka fituar do vota po krekosën që po punojnë për popull. 50% e shpenzimeve të përditshme i çojnë në pagesë të energjisë, kostoja e jetës është e vështirësuar mjaftueshëm. Qytetarit mbesin pa bukë për ta paguar rrymën”, deklaroi Shatri.