Zbulimi i memorialit të UÇK-së, Krasniqi: Qoftë nëntori i fundit që e festojmë pa Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe shokët e tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ndarë fotografi nga inaugurimi i memorialit të daljes së parë publike të UÇK-së, si dhe nga homazhet në Prekaz e Marinë të Skenderajt. Ai tha se 28 nëntori është një datë e rëndësishme për kombin shqiptar, teksa përmendi se po në këtë datë ka lindur edhe komandanti legjendar Adem

Nëntor 28, 2024 - 18:00
 0  4
Zbulimi i memorialit të UÇK-së, Krasniqi: Qoftë nëntori i fundit që e festojmë pa Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe shokët e tyre
zbulimi-i-memorialit-te-uck-se,-krasniqi:-qofte-nentori-i-fundit-qe-e-festojme-pa-thacin,-veselin,-krasniqin,-selimin-dhe-shoket-e-tyre

zbulimi-i-memorialit-te-uck-se,-krasniqi:-qofte-nentori-i-fundit-qe-e-festojme-pa-thacin,-veselin,-krasniqin,-selimin-dhe-shoket-e-tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ndarë fotografi nga inaugurimi i memorialit të daljes së parë publike të UÇK-së, si dhe nga homazhet në Prekaz e Marinë të Skenderajt.

Ai tha se 28 nëntori është një datë e rëndësishme për kombin shqiptar, teksa përmendi se po në këtë datë ka lindur edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.

Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.

Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.

Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.

Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!????????