“Zero tarifë ndaj Serbisë, tarifë aleatit të vet ekzistencial”: Osmani godet Kurtin për devijim të pafalshëm nga prioritetet strategjike

“Zero tarifë ndaj Serbisë, tarifë aleatit të vet ekzistencial – nuk ka turp më të madh.” Kështu është cituar të ketë pohuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “Rubikon”, duke artikuluar një kritikë të ashpër ndaj qeverisë në detyrë për devijimi të pajustifikueshëm nga prioritetet strategjike të shtetit. Deklarata e

Prill 14, 2025 - 13:00
 0  6
“Zero tarifë ndaj Serbisë, tarifë aleatit të vet ekzistencial”: Osmani godet Kurtin për devijim të pafalshëm nga prioritetet strategjike
“zero-tarife-ndaj-serbise,-tarife-aleatit-te-vet-ekzistencial”:-osmani-godet-kurtin-per-devijim-te-pafalshem-nga-prioritetet-strategjike

“zero-tarife-ndaj-serbise,-tarife-aleatit-te-vet-ekzistencial”:-osmani-godet-kurtin-per-devijim-te-pafalshem-nga-prioritetet-strategjike

“Zero tarifë ndaj Serbisë, tarifë aleatit të vet ekzistencial – nuk ka turp më të madh.”

Kështu është cituar të ketë pohuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “Rubikon”, duke artikuluar një kritikë të ashpër ndaj qeverisë në detyrë për devijimi të pajustifikueshëm nga prioritetet strategjike të shtetit.

Deklarata e Osmanit vjen dritën e tensioneve mes zyrtarëve të qeverisë dhe presidentes Osmani, konkretisht përplasjes me ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e tarifës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Kurti për një kurs të pashpjegueshëm afrimi me Serbinë, teksa paralelisht aplikohet tarifë 10 për qind ndaj shtetit që garantoi vetë ekzistencën e Republikës.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh.” – citohet të ketëdeklaruar Osmani.

Presidentja theksoi se propozimi i saj, i artikuluar në interes të Kosovës do duhet të mirëpritej.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës.” – ka thene Osmani.

Tarifa reciproke prej 10 për qind që ShBA ia vendosën importeve të Kosovës në fillim të këtij muaji tensionoi marrëdhëniet mes të parës së shtetit dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, e cila bëri thirrje që “të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane.”

“Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë” – shkroi Presidentja.

Kërkesa e Presidentes u prit me skepticizëm dhe hezitim nga ana e Qeverisë, ndërsa ministri Murati reagoi me një ton që dukej i destinuar të provokonte një kundërpërgjigje nga Presidenca.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë.” – shkroi ministri për të vazhduar se qeveria “e ka shqytuar” temën dhe se “kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë.”

Kjo u pasua me një reagim të Presidencës, e cila ia kujtoi Muratit se “objektivat e politikës së jashtme janë kompetencë ekskluzive e institucioneve të Presidencës.”

“Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjik.” – ishte kundërpërgjigja e këshilltarit për media të Presidentes, Bekim Kupina, ndaj Muratit.