MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi që ky i fundit e ka fajësuar qeverinë se kjo po pengon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, shkruan Gazeta Express. Nga ministria është thënë se, komuna e Prishtinës ka nisur punimet në këtë zonë pa marrë leje nga institucionet përgjegjëse.

Prill 18, 2025 - 23:00
 0  5
MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës
mkrs-i-reagon-rames-per-sheshin-‘‘xhorxh-bush’’:-ka-filluar-pa-leje,-institucionet-e-drejtesise-t’i-trajtojne-shkeljet-e-komunes

mkrs-i-reagon-rames-per-sheshin-‘‘xhorxh-bush’’:-ka-filluar-pa-leje,-institucionet-e-drejtesise-t’i-trajtojne-shkeljet-e-komunes

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi që ky i fundit e ka fajësuar qeverinë se kjo po pengon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, shkruan Gazeta Express.

Nga ministria është thënë se, komuna e Prishtinës ka nisur punimet në këtë zonë pa marrë leje nga institucionet përgjegjëse.

Po ashtu, nga kjo ministri, kanë akuzuar të parin e Prishtinës për dezinformata, duke thënë se në vend që të bashkëpunohet për gjetje të zgjidhjes, është vazhduar me fshehje të qëllimshme të informacioneve.

Komuna e Prishtinës ka vepruar në kundërshtim me ligjin kur ka nisur punimet në zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, pa marrë leje nga institucionet përgjegjëse. Në vend se të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhje, sot vazhduan me dezinformata, fshehje të qëllimshme të informacioneve dhe manipulime të opinionit publik.

E sqarojmë sërish: projekti për rrugën “Xhorxh Bush” ka filluar pa lejen e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve – një shkelje e qartë e ligjit që mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë edhe dëme financiare për buxhetin e shtetit, dhe ky nuk është i vetmi ligj që kanë shkelur’’, thuhet në reagimin e ministrisë

Tutje, nga MKRS është thënë edhe se vetëm pasi që inspektorati kompetent ka ndaluar punimet e paautorizuara, Komuna ka parashtruar kërkesë për pajisje me leje nga IKMM, edhe pse një gjë e tillë do të duhej të kërkohej në fillim.

‘‘Pasi inspektorati kompetent ka ndaluar punimet e paautorizuara, Komuna ka parashtruar kërkesë për pajisje me leje nga IKMM, ani pse e dinin se kjo leje do të duhej të kërkohej që në fillet e para të hartimit të projektit, në mënyrë që kur projekti të hartohet dhe të prokurohet për ekzekutim t’i përmbajë të gjitha parimet, rregullat dhe kriteret e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Komuna vendosi të veprojë jashtëligjshëm e siç duket qëllimshëm derisa këtë projekt e orientoi drejt problemeve sistematike. MKRS sikurse e ka bërë të ditur publikisht, nuk synon të ndalojë punime por të kontrollojë që projektet të plotësojnë kriteret dhe parimet e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore’’, shtohet në komunikatë.

Më tej, nga ministria kanë akuzuar kryetarin Rama se ka fshehur nga qytetarët faktin se projekti parashikon lokale afariste pranë hyrjes së ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

‘‘Projekti që kanë dorëzuar Komuna, ka marrë verdikt profesional nga institucioni kompetent, i cili ka kthyer lëndën me rekomandime konkrete se si ai projekt do të duhej të harmonizohej me këto kushte dhe kritere. Në vend se të ulen dhe të sigurojnë zbatimin e rekomandimeve, Komuna sot zgjodhi të dezinformojë opinionin publik përsëri.

Kryetari i komunës së bashku me drejtorin e tij, treguan sot se kanë zgjedhur të ndahen përfundimisht nga detyrimet profesionale dhe ligjore, përkitazi me domosdoshmërinë e trajtimit të kryeqytetit si qendër ku kujdesi për identitetin kulturor, historik dhe urban, mbizotëron së pari si obligim ligjor e pastaj edhe si standard profesional e kulturor.

Ata sot nuk treguan të vërtetën kur thanë se ndërhyrjet kufizohen në asfallt dhe infrastrukturë të gypave të azbestit. Ata u fshehën qytetarëve faktin se projekti parashikon lokale afariste pranë hyrjes së ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, aset me status ligjor të mbrojtjes që do të bllokonte dhe të ndikonte negativisht kuadrin viziv të monumentit nga pjesa qendrore e hapësirës ku qarkullojnë qytetarët, një standard që nuk guxon të tejkalohet në asnjë rast sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore’’, shtohet në reagim.

Po ashtu, nga kjo ministri është aluduar se shpjegimet e dhëna në konferencë sot, janë interpretime tërësisht të pavërteta dhe joprofesionale të rregullimit juridik të statusit ligjor të mbrojtjes.

‘’Drejtori i Planifikimit Strategjik, fliste se si IKMM dhe institucionet tjera të MKRS po thirren në draftin e planit të menaxhimit të Qendres Historike të Prishtinës (QHP), si dokument i pa miratuar por disi “harronte” të përmend faktin se hapësira konkrete është pjesë e zonës mbrojtëse të QHP-së, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, kategoria: trashëgimi arkitekturore, nënkategoria: fushë e konservimit arkitekturor, ka vendim të miratimit fillimisht nga një ish ministër i subjektit politik që udhëheqë me kryeqytetin dhe se poashtu ajo hapësirë ka përsëri status të mbrojtjes për shkak të afërsisë me disa nga monumentet e veçanta të asaj zone.

Shpjegimet e tyre në konferencë janë interpretime tërësisht të pavërteta dhe joprofesionale të rregullimit juridik të statusit ligjor të mbrojtjes’’, është thënë nga MKRS.

Ministria, i ka bërë thirrje komunës që të ‘‘vazhdojnë të shkelin ligjin’’, dhe institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë kallëzimet e kësaj ministrie ndaj  ‘’shkeljeve të rënda’’ të komunës së Prishtinës.

‘‘MKRS fton organet e kryeqytetit që të mos vazhdojnë të shkelin ligjin sepse në cdo rast, do të përballen me institucionet e administratës shtetërore përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për Trashëgimi ashtu sikurse, këto veprime, do të paraqiten në vazhdimësi në organet e drejtësisë sepse faktet, dokumentet, dëshmitë janë të gjitha aty dhe ato flasin për abuzim e shkelje sistematike të ligjit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Sërish, u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i trajtojnë me prioritet kallëzimet tona ndaj shkeljeve të rënda të Komunës së Prishtinës, dhe të parandalojnë thellimin e dëmit financiar që po i shkaktohet buxhetit të shtetit’’, ka përfunduar ministria.

Ndryshe, Rama sot në konferencë qeveria qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve.

“Për herë të dytë, Qeveria qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve. Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara dhe joligjore nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike,” tha Rama.