“Zgjatet ‘muri’ politik mes Bilall Kasami dhe Fatmir Limani”

Ministri Fatmir Limani ka reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj deklaratave për një rikonstruim të mundshëm qeveritar, duke dërguar mesazhe të forta politike pa përmendur emra konkretë. Reagimi i tij The post “Zgjatet ‘muri’ politik mes Bilall Kasami dhe Fatmir Limani” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 24, 2026 - 01:00
“Zgjatet ‘muri’ politik mes Bilall Kasami dhe Fatmir Limani”

Ministri Fatmir Limani ka reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj deklaratave për një rikonstruim të mundshëm qeveritar, duke dërguar mesazhe të forta politike pa përmendur emra konkretë.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, i cili paralajmëroi se në muajt maj ose qershor mund të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë, ku mund të përfshihet edhe Limani.

Në një mesazh të ndërtuar mbi konceptin e urtësisë dhe durimit, Limani theksoi se “maturia, durimi dhe urtësia janë tri virtyte që nuk bëjnë zhurmë, por ndërtojnë rrugë të sigurta”, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet nga presionet politike.

Ai shtoi se sfidat janë pjesë normale e politikës, por nuk përcaktojnë fatin e një politikani, duke dërguar edhe një paralajmërim indirekt: “Shkopi gjithmonë ka dy anë”, një mesazh për ata që, sipas tij, mbështeten në imponim politik.

Deklarata e tij shihet si përgjigje ndaj spekulimeve për largimin nga posti, ndërsa ai e përmbylli me ton të prerë: “Durimi im nuk është dobësi, por forcë. Heshtja ime nuk është dorëzim, por urtësi”.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka konfirmuar se rikonstruimi i Qeverisë është në plan, por vendimet konkrete do të merren në muajt maj ose qershor.

Sipas Kasamit, përveç Limanit, në rikonstruim mund të përfshihen edhe figura të tjera, përfshirë emra nga Aleanca për Shqiptarët si Arben Fetai, ndërsa fokusi, sipas tij, mbetet te konsolidimi i koalicionit VLEN. Gazeta Flaka

The post “Zgjatet ‘muri’ politik mes Bilall Kasami dhe Fatmir Limani” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .