Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali në Selanik: Mandati i katërt, për të ngritur flamurin kuq e zi në zemër të Europës
Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali zhvilloi ditën e sotme një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik. Eshoqëruar nga deputetë socialistë dhe kryetarë bashkish, kryeparlamentarja u shpreh se mandati i 4 i PS-së do të jetë për të ngritur flamurin kuq e zi në zemër […]
Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali zhvilloi ditën e sotme një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.
Eshoqëruar nga deputetë socialistë dhe kryetarë bashkish, kryeparlamentarja u shpreh se mandati i 4 i PS-së do të jetë për të ngritur flamurin kuq e zi në zemër të Evropës.
Elisa Spiropali u shpreh se socialistët i kthyem diasporës ‘një borxh të vonuar që politika ka pasur ndaj jush dhe kjo është vetëm një nga krenaritë e shumta që duam të ndajmë me njëri-tjetrin, motra e vëllezër, në këtë takim të përbashkët mes nesh’.
Ajo i bëri thirrje që të regjistrohen dhe më 11 maj të dëshmojnë vullnetin e tyre sesi duhet të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshëm.
“Partia Socialiste dhe Shqipëria u janë mirënjohës për mbështetjen nga këtu të fushatave tona zgjedhore dhe ardhjen në Shqipëri për të votuar. T’i japim Edi Ramës mundësinë për ta kthyer Shqipërinë nē sofrën e vet europiane, dhe ta ngremë bashkē flamurin tonē kuqezi në zemër të Europës. Tashmë, me ndryshimet në ligjin zgjedhor, është krijuar mundësia të votoni prej nga vendet ku jetoni”, tha Spiropali.