Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi
Një sondazh i ri ka zbuluar një rezultat të papritur për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke treguar një nivel të lartë të pakënaqësisë shoqërore në Turqi. Sipas sondazhit të realizuar nga kompania Gundemar në 60 provinca të Turqisë, Erdogan humbet në të gjitha skenarët përballë kundërshtarëve të tij kryesorë, me dallime që arrijnë deri […] The post Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi appeared first on InfoShqip.com.

Një sondazh i ri ka zbuluar një rezultat të papritur për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke treguar një nivel të lartë të pakënaqësisë shoqërore në Turqi.
Sipas sondazhit të realizuar nga kompania Gundemar në 60 provinca të Turqisë, Erdogan humbet në të gjitha skenarët përballë kundërshtarëve të tij kryesorë, me dallime që arrijnë deri në 16 pikë.
Në detaje, Erdogan humbet me 11 pikë ndaj Ekrem Imamoglu, 16 pikë ndaj Mansur Yavas dhe 5 pikë ndaj Ozgur Ozel. Po ashtu, partia CHP, që është partia e opozitës kryesore, udhëhoq përballë partisë AKP të presidentit Erdogan.
Në pyetjen “Nëse do të mbaheshin zgjedhje këtë të diel, për cilën parti do të votonit?”, rezultatet janë si më poshtë:
-CHP: 35,83%
-AKP: 30,95%
-DEM: 8,34%
-MHP: 6,39%
Në skenarët hipotetikë për zgjedhjet presidenciale, rezultatet janë edhe më dramatike:
-Ekrem Imamoglu: 55,58%
-Recep Tayyip Erdogan: 44,42%
Kryetari i Stambollit, Imamoglu, udhëheq me një diferencë prej 11,16 pikësh, duke regjistruar distancën më të madhe të parë në një sondazh që pas vitit 2019.
Po ashtu, Mansur Yavas, kryetari i Ankarasë, është shumë më i fuqishëm përballë Erdogan, duke pasur një diferencë prej 16 pikësh:
-Mansur Yavas: 58,09%
-Recep Tayyip Erdogan: 41,91%
Kjo e bën Yavasin kandidat më të fortë përballë presidentit turk. Në fund, lideri i CHP, Ozgur Ozel, merr 52,31% kundrejt 47,69% të Erdogan.
The post Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi appeared first on InfoShqip.com.
