Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, Përparim Rama: 30 linja të reja, 172 autobusë modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë për zgjerimin e rrjetit të transportit urban në kryeqytet. Lagjet e fshatrat që nuk kanë pasur asnjëherë autobus, tash do të kenë linja të rregullta. I pari i kryeqytetit ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modernë. “Për herë […]

shtator 16, 2025 - 14:00
 0
Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, Përparim Rama: 30 linja të reja, 172 autobusë modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë për zgjerimin e rrjetit të transportit urban në kryeqytet.

Lagjet e fshatrat që nuk kanë pasur asnjëherë autobus, tash do të kenë linja të rregullta.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modernë.

“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndres, Nic, Veternik, Zalltar. Po lidhim edhe fshatrat me Kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovic, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama.

“Kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje! 30 linja të reja 172 autobusë modern Frekuenca çdo 7 minutanë linjat kryesore. Tani, ka zbritje në secilën lagje të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ky zhvillim vjen pas investimeve të mëdha në transportin urban, me bileta digjitale.