Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore dhe politike. Sipas mediave të huaja, ajo dhe vëllai i saj, Jorge Rodríguez, aktualisht kryetar i Kongresit, janë shndërruar në figura qëndrore të pushtetit që prej ardhjes së Maduros në krye të Venezuelës në vitin […]

Jan 4, 2026 - 19:30
 0
Zgjidhet zëvendësi i Maduros, kush do e marrë drejtimin e Venezuelës

Zëvendës-Presidentja Delcy Rodríguez ka marrë drejtimin e vendit pas largimit të Nicolás Maduros, me mbështetjen e plotë të institucioneve gjyqësore dhe politike.

Sipas mediave të huaja, ajo dhe vëllai i saj, Jorge Rodríguez, aktualisht kryetar i Kongresit, janë shndërruar në figura qëndrore të pushtetit që prej ardhjes së Maduros në krye të Venezuelës në vitin 2013.

Një tjetër aktor kyç mbetet Diosdado Cabello, ish-kapiten ushtrie dhe aleat i afërt i të ndjerit Hugo Chávez. Cabello vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit të rëndësishëm mes elitës politike, ushtrisë dhe interesave ekonomike.

Të tre figurat shfaqen të bashkuara në denoncimin e asaj që e quajnë “rrëmbim” të pushtetit nga Maduro dhe duken të vendosur të ruajnë strukturat politike dhe institucionale të dekadës së fundit.